26 Shtator 2021

Vendet e industrializuara ia falin borxhet Haitit

Port-au-Prince, 7 shkurt - Pas tërmetit të rëndë në Haiti shtatë vendet më të industrializuara të botës kanë rënë dakort për t'ia falur të gjitha borxhet bilaterale shtetit ishullor.

Këtë e konfirmoi nëpërmjet një deklarate, Grupi G-7, gjatë një takimi në Kanada. Me marrëveshjen e arritur janë menduar borxhet që Haiti i ka marrë direkt vendeve të G-7, përfshirë këtu edhe Gjermaninë.

Nga falja e borxheve nuk bëjnë pjesë kreditë aktuale që Haiti ka marrë nga organizatat ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Haiti edhe para tërmetit ishte vendi më i varfër në botë. Borxhet e marra nga ky vend, arrijnë shumën e një miliard dollarëve.

Ndryshe numri i të vdekurve në Haiti nga tërmeti katastrofal është rritur në mbi 220.000. Këto të dhëna i bëri të ditura kryeministri i Haitit, Jean-Max Bellerive në kryeqytetin Port-au-Prince.

Në këtë numër nuk janë përfshirë personat të cilët ishin nën gërmadha dhe ndërkohë janë varrosur prej familjarëve të tyre pa mundësuar ndonjë evidencë të saktë.

Bellerive është i mendimit, se numri i të lënduarve është më i madh se 300.000, ndërkohë që janë shkatërruar rreth 250.000 shtëpi. Pa kulm mbi kokë kanë mbetur më shumë se një milion njerëz.

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, me kërkesën e OKB-së, ka marrë postin e shefit për koordinimin e ndihmave ndërkombëtare dhe rindërtimin e Hatiti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)