30 Mars 2024

Ushtria ruse ka humbur 28.500 ushtarë në luftë

Kiev, 19 maj - Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka njoftuar se ushtria ruse deri më tani ka humbur 28.500 ushtarë, 203 avionë, 167 helikopterë dhe 1.254 tanke.

Në një deklaratë lidhur me humbjet e ushtrisë ruse në periudhën 24 shkurt - 19 maj, Shtabi i Përgjithshëm ukrainas tha se ushtria ruse ka humbur 200 ushtarë të tjerë në 24 orët e fundit.

"Ushtria ruse ka humbur gjithsej 28.500 ushtarë si dhe janë rrëzuar 203 avionë dhe 167 helikopterë, ndërsa janë shkatërruar 1.254 tanke, 3.063 mjete të blinduara, 595 topa, 199 sisteme raketahedhëse dhe 93 sisteme të mbrojtjes ajrore që u përkasin rusëve", thuhet në deklaratë.

Forcat ruse po ashtu kanë humbur 2.157 automjete, 13 anije dhe skafe të lehta shpejtësie dhe 455 mjete ajrore pa pilot (dronë). Po ashtu vihet në dukje se nga njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës janë goditur dhe shkatërruar edhe 103 raketa lundruese të lëshuara nga rusët.

Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë më 25 mars njoftoi se në Ukrainë kanë humbur jetën 1.351 ushtarë rusë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)