28 Mars 2024

Ushtari rus dorëzon tankun tek ushtarët e Ukrainës

Kiev, 28 mars - Një ushtar rus ka dorëzuar veten dhe tankun e tij tek trupat ukrainase për një shpërblim prej 10,000 eurosh dhe një shans për nënshtetësi ukrainase.

Misha, një nga ushtarët pushtues të Vladimir Putin, u dorëzua me një tank luftarak T-72B3 pasi dy shokët e tjerë të ekuipazhit dezertuan dhe oficeri i tij komandues e kërcënoi se do ta qëllonte.

Ministri ukrainas i Punëve të Brendshme Victor Andrusiv tha se Misha kishte kontaktuar policinë kombëtare të Ukrainës me telefon dhe kishte caktuar një vend për t'u takuar.

“Disa ditë më parë na telefonoi Misha. Tha se nuk u kishte mbetur pothuajse fare ushqim, menaxhimi ushtarak ishte në kaos total. Demoralizimi ishte kolosal në radhët e rusëve. Ata po heqin dorë!," deklaroi ministri ukrainas.

Ushtria ukrainase zgjodhi një vend ku ushtari të dorëzohej dhe përdori një dron të pajisur me një kamerë për t'u siguruar që nuk ishte një pritë.

Forcat speciale ndaluan më pas Mishën, i cili u shtri me fytyrë poshtë e me duart lart teksa u dorëzua.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)