10 Gusht 2022

UNMIK-u mbështet hetimet për raportin e Martyt

Prishtinë, 1 shkurt - UNMIK-u është i gatshëm që të mbështes hetimet lidhur me akuzat për trafikim organesh në Kosovë. Kjo bëhet e ditur në raportin më të ri të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.

Raporti thekson edhe pritjet për përparimin e procesit të hapjes së negociatave midis Prishtinës dhe Beogradit, një proces që ka ngecur për shkak të formimit të Qeverisë së Kosovës, pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Në këtë raport theksohet se publikimi i raportit të Dick Marty me akuzat për trafikim organesh që është miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës ka shkaktuar reagime të ndryshme dhe pakënaqësi tek politika në Kosovë dhe Shqipëri.

UNMIKU, siç theksohet në raport, do të jetë i gatshëm për të dhënë mbështetjen në fazën e hetimeve. Raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së ka të bëjë me periudhën prej 19 tetorit deri më 15 janar të këtij viti, ndërsa ai do ti dorëzohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të shkurtit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)