20 Prill 2024

UNDP me projekt të ri për hulumtim të opinionit publik

Prishtinë, 22 shtator - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) mbajti sot një tryezë një ditore për të shënuar fundin e projektit të Sistemit të Paralajmerimit të Hershëm dhe fillimin e projektit të ri ‘Pulsi Publik’.

Ngjarja mblodhi hisedarë nga vendi dhe misionet ndërkombëtare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias sikurse edhe opinion bërës dhe kuadër akademik.

Gjatë kësaj ngjarjeje pjesëmarrësit paten mundësinë për informim dhe diskutim mbi qasjen e hulumtimit, tematikat prioritare dhe mënyrat e bërjes së ‘Pulsit Publik’ sa më aktual në shërbim të politikë-bërjes dhe medias dhe të kuptuarit e brengave sociale dhe ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Ndryshe nga Raporti i Paralajmërimit të Hershëm që kishte qëllim parandalimin e krizave, raporti i ri do të shërbeje më tepër si platformë për përmirësimin e dialogut demokratik.

Krahas publikimit te gjetjeve te hulumtimit te opinionit publik, Pulsi Publik do të fokusohet edhe në ndërtimin e planeve dhe strategjive të institucioneve publike në përmirësimin e komunikimit me qytetarët.

Pulsi Publik do  të hartohet çdo gjashtë  muaj dhe bashkëfinancohet nga USAID dhe UNDP. Faktet kryesore të raportit do të bazohen në analizat statistikore të hulumtimit të opinionit publik - intervistat ballë për ballë dhe do të përfshinë 1,290 të intervistuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)