09 Shkurt 2023

Ukraina rrëzoi më shumë se 60 raketa të lëshuara së fundmi nga Rusia

Kiev, 6 dhjetor - Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi më shumë se 60 nga 70 raketa të lëshuara së fundmi nga Rusia, tha presidenti Volodymyr Zelenskyy.

Në një video-mesazh të postuar në Telegram, Zelenskyy tha se forcat ruse kryen përsëri sulme me raketa kundër vendit të tij.

"Një raport për ditën. Rezultati kryesor: U lëshuan 70 raketa ruse, shumica e tyre u rrëzuan. Kalibr, Kh-101 etj", tha ai.

Duke theksuar se është "mirënjohës ndaj partnerëve" për sistemet e mbrojtjes ajrore që Ukraina po i përdor aktualisht, Zelenskyy tha: "Por për fat të keq, ne ende nuk mund të arrijmë siguri të plotë në qiellin tonë – pati disa goditje".

"Fatkeqësisht, ka viktima. Deri më tani, katër persona janë vrarë nga sulmet ruse sot", shtoi ai.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se ndërprerjet e energjisë elektrike po vazhdojnë në vend për shkak të sulmeve ruse dhe vuri në dukje se ka ndërprerje emergjente të energjisë në shumë rajone, përfshirë kryeqytetin Kiev.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)