24 Prill 2024

Turqia tërhiqet nga Konventa Ndërkombëtare për parandalimin e dhunës ndaj grave

Ankara, 1 korrik - Turqia dha sot zyrtarisht dorëheqjen nga Konventa Ndërkombëtare për parandalimin dhe trajtimin e dhunës ndaj grave, siç u njoftua në mars nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke shkaktuar reagime të forta nga shumë turq, por edhe nga Perëndimi.

Si pasojë mijëra qytetarë pritet të demonstrojnë në të gjithë Turqinë.

"Ne do të vazhdojmë betejën tonë," tha të mërkurën Chanan Gulu, presidente e Shoqatës Turke të Organizatës së Grave. "Turqia po qëllon veten në këmbë me këtë vendim."

Konventa e Stambollit u miratua në 2011 dhe vendet nënshkruese janë të angazhuara për të marrë masa për të parandaluar dhunën në familje, për të ndjekur penalisht autorët dhe për të promovuar barazinë gjinore.

Vendimi i Ankarasë në mars për t'u tërhequr nga Konventa ka shkaktuar reagime nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, me disa që thonë se po tjetërson edhe më shumë Turqinë nga Evropa, informon CNN.

Vrasjet ndaj grave janë rritur ndjeshëm në Turqi, me një organizatë që regjistron rreth një vrasje në ditë për pesë vitet e fundit.

Sidoqoftë, shumë konservatorë në Turqi, por edhe përmes Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit të Erdogan (AKP), pretendojnë se Konventa e Stambollit minon vlerat familjare që mbrojnë shoqërinë. Ata gjithashtu konsiderojnë se Konventa promovon homoseksualitetin përmes parimit të saj të mos-diskriminimit në bazë të orientimit seksual.

"Tërheqja e vendit tonë nga Konventa nuk do të shkaktojë boshllëqe ligjore ose praktike në parandalimin e dhunës ndaj grave," tha zyra e presidentit turk në një letër drejtuar Këshillit të Shtetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)