28 Mars 2024

Turqia serish goditet nga një tjetër tërmet 7.7 ballë

Ankara, 6 shkurt - Turqia ka marrë një tjetër goditje të rëndë pak më parë, teksa është regjistruar një lëkundje pas tërmetit shkatërrues të mëngjesit.

Sipas mediave vendase, tërmeti ka ndodhur pak minuta më parë me magnitudë 7.7 ballë, ndërsa epiqendra ka qenë në Turqinë qendrore.

Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Türkiye-s (AFAD), njoftoi se magnituda e tërmetit që ndodhi në rajonin Pazarcık në qytetin Kahramanmaraş rreth orës 04:17 është revizionuar në 7.7 ballë pas punimeve të detajuara sizmilogjike, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria e saj në median sociale, AFAD tha se "Forca e tërmetit që ndodhi këtë mëngjes sot në rajonin Pazarcık (Kahramanmaraş) rreth orës 04:17 është revizionuar në 7.7 ballë me punimet e detajuara sizmilogjike".
 
Ndërsa disa orë me herët Turqia u godit nga një termet 7.8 balle i cili la të paktën 500 të vdekur, teksa mijëra gjenden ende poshtë rrënojave të shkatërrimit që la pas tërmeti 7.8 ballë në Turqinë juglindorë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lëkundjet u ndjenë pak pas orës 4 të mëngjesit të së hënës me orën lokale, 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin.
    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)