25 Prill 2024

Turk premton përkrahjen e Sllovenisë për Kosovën

Prishtinë, 11 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në vendin tonë, Jozef Hlep, i cili ia dorëzoi letrën e urimit të Presidentit të Sllovenisë, Danilo Turk për Presidentin Pacolli.

Në takim, Presidenti Pacolli dhe ambasadori Hlep theksuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë për Kosovën, e sidomos bashkëpunimin shumë të mirë në fushën e ekonomisë, ku Sllovenia është një nga investitorët kryesorë të huaj në vendin tonë.

Më poshtë po e japim letrën e plotë të urimit të Presidentit Danilo Turk për Presidentin Behgjet Pacolli:

Shkëlqesi,

Më lejoni që, në emër të Republikës së Sllovenisë dhe në emrin tim, t’ju përcjell urimet e mia më të sinqerta me rastin e zgjedhjes Suaj si President i Republikës së Kosovës.

Republika e Sllovenisë dhe Republika e Kosovës kanë arritur rezultate të shkëlqyera si dy shtete mike, dhe kjo sigurisht paraqet një bazë të shëndoshë për bashkëpunim në të ardhmen e afërt. Republika e Sllovenisë, padyshim, do vazhdojë ta përkrahë Kosovën në përpjekjen e saj për t’u bërë një vend demokratik me perspektivë euroatlantike. Unë jam plotësisht i bindur që dialogu ynë do të kontribuojë në marrëdhëniet pozitive mes dy vendeve tona.

I nderuari, Z. Pacolli, Ju uroj suksese në kryerjen e detyrave të reja.

Pranon, Shkëlqesi, urimet më të sinqerta dhe ndjenjën e konsideratës sime më të lartë!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)