28 Mars 2024

Trafiku i organeve, Serbia kërkon hetime ndaj Petersen

Beograd, 26 dhjetor - Serbia ka kërkuar nga Prokurori i Hagës nisjen e hetimeve ndaj Soren Jesen Petersen, ish-shefi i UNMIK-ut në Kosovë, duke e akuzuar atë për fshehje të dëshmive në rastin e trafikut të organeve njerëzore.

 Lajmi bëhet i ditur nga gazeta serbe “Blic”, e cila shkruan se Rasim Lajiç, ministër i Punës dhe Politikës sociale në Serbi, dhe shef i Zyrës nacionale për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, i ka dërguar letër Sergie Brammertzit, kryeprokurorit të Hagës për hetime ndaj Petersen, duke theksuar se “presim që Tribunali të nisë procedurën për mosrespektim të gjykatës kundër krerëve të mëparshëm të UNMIK-ut, sepse për këtë ka bazë”.

“Qysh në prill të vitit 2008 kemi kërkuar nga hetuesit e Tribunalit hulumtimin e pohimeve të Carla del Pontes në librin e saj, dhe kemi treguar për obstruksionet e UNMIK-ut, shefat e të cilit kanë penguar çfarëdo qoftë aktiviteti hetimor për krimet e UÇK-së në territorin e Kosovës”, ka thënë ministri serb. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)