18 Prill 2024

Tony Blair në korrik viziton Kosovën

Prishtinë, 31 maj  - Ish Kryeministri britanik, Tony Blair do të vizitojë Kosovën gjatë muajit korrik, për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë.

Këtë e ka paralajmëruar gruaja e tij, Cherie Blair, para disa ditësh, në një intervistë për TV Alsat.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk pranojnë të japin hollësi për vizitën e Blairit.

“Nëse vjen, do t’i bëhet pritja më e lartë shtetërore”, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Cherie Blair ka paralajmëruar se burri i saj do të nderohet për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

”Shpresoj të shkoj në Kosovë me bashkëshortin tim në korrik, ku mendoj se ai do të nderohet për punën që ka bërë për ta ndihmuar Kosovën që të bëhet një shtet i pavarur, gjë për të cilën jemi shumë krenarë”, ka thënë Cherie. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)