18 Gusht 2022

Tomas Kountrimen anulon vizitën në Kosovë

Prishtinë, 9 shkurt - Me gjithë paralajmërimet se në Kosovë sot arrin ndihmës-sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Azinë, Tomas Kantrimen, vizita e tij për sot është anuluar.

Kantrimen dje deklaroi në Bruksel se Shetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe qëndrimin e prerë se nuk mund të ketë negociata për ndarjen territoriale të Kosovës, apo për statusin e Kosovës, në dialogun që do të pasojë menjëherë pas krijimit të institucioneve të Kosovës - dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Kantrimen tha se Kosova nuk ka nevojë për avokat nga ana e SHBA-së, por do të jetë në gjendje që në dialog vetë t’i mbrojë interesat e saj.

I pyetur për krijimin e Qeverisë në Kosovë pas zgjedhjeve, Kantrimen tha se shpreson se partitë politike në Kosovë, të cilat, sipas tij, nuk janë aq të numërta, do të mund të arrijnë pajtim dhe të formohet qeveria deri javën që vjen.

"Unë nuk parashikoj se kjo do të ndodhë, por vetëm shpreh bindjen time se është e mundshme që të ndodhë", theksoi Kantrimen, duke përsëritur edhe një herë thirrjen që qeveria të jetë, siç u shpreh ai, me duar të pastra, por edhe e aftë që të kryejë punët, të cilat e presin atë qeveri.

Ky zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian në rajonin e Ballkanit tash është më i domosdoshëm se kurrë.

Ai theksoi se të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit rrugën më të mirë për demokratizim dhe të krijimit të një shteti funksional e kanë rrugën e integrimeve në BE.

Si shembull të suksesit ai përmendi Kroacinë, e cila në gjashtë vitet e negocimit për anëtarësim në BE ka arritur sukses të jashtëzakonshëm. Edhe vende tjera të rajonit mund të arrijnë suksesin që ka arritur Kroacia, por politikanët në ato vende të Ballkanit duhet t’i shikojnë interesat e shtetit, e jo interesat e ngushta personale, apo interesat afatshkurtra politike, tha Kantrimen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)