25 Prill 2024

The Telegraph: Qeveria e Kosovës para kolapsit

Prishtinë, 4 prill - Qeveria e Kosovës është në prag kolapsi, kjo për shkak të krizës së krijuar javën e kaluar, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se presidenti Behgjet Pacolli ishte zgjedhur në mënyrë jo-kushtetuese, sepse nuk kishte rival, raporton njëra ndër gazetat britanike më me ndikim, “The Telegraph”.

Zyrtarë të lartë të AKR-së së Pacollit thonë se zgjedhja e tij si president, është kusht i marrëveshjes së koalicionit, e arritur pas tre muajsh të negociatave pas zgjedhjeve të dhjetorit. Por, deputetët e opozitës konfirmojnë se do të vazhdojnë përpjekjet për të bllokuar zgjedhjen e tij.

“The Telegraph” si kandidatin më të pranueshëm për president të Kosovës, paraqet ish komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku.

“Kandidati më i pranueshëm dhe më i besueshëm për president për opozitën, mund të jetë ish-kryeministri Agim Çeku, ish komandant suprem UÇK-së, që bëri luftë guerile për të fituar pavarësinë. Ende nuk dihet se cila do të jetë oferta në mënyrë që ai të jetë i pranuar për partinë e Pacollit” thekson më tej gazeta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)