25 Prill 2024

The Guardian: Thaçi, "peshku me i madh" i krimit

Londër, 25 janar - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është vënë sërish në fokus të gazetës britanike, “The Guardian”. Gazeta, thotë se ka siguruar dokumente të NATO-s, që e përshkruajnë Thaçin si “peshkun e madh” të krimit të organizuar në Kosovë.

Gjithashtu gazata thekson se në dokumenta thuhet se qeveritë perëndimore për shumë vjet kanë qenë në dijeni të lidhjeve të tij kriminale. Dokumentet e nënshkruara si “USA KFOR” japin detaje për rrjetet e krimit të organizuar në Kosovë bazuar në raporte të agjensive perëndimore të inteligjencës dhe spiunëve në terren.

NATO-ja ka thënë në një deklaratë se po bën hetim të brendshëm për mënyrën se si dolën këto dokumente të rëndësishme në publik. Por përveç Thaçit përmendet edhe Xhavit Haliti, aleat i fortë i tij.

Sipas “The Guardian”-it Haliti mban vazhdimisht një pistoletë 9mm prodhim çek dhe e kontrollon në masë të madhe kryeministrin. Haliti, sipas dokumenteve ka lidhje të forta me mafian shqiptare dhe me shërbimin sekret SHIK. Raportet sugjerojnë se Haliti ishte në krye të një fondi për luftën në fund të viteve 90, duke përfituar personalisht para nga ky fond.

Gjithashtu, Haliti thuhet së është i përfshirë në prostitucion, tregti armësh, droge dhe ka lidhje me vrasjet dhe kërcënimet e kundërshtarëve politikë.

Haliti ka udhëtuar për në Strasburg kur pritet të diskutohet raporti i Marty-t që përshinë emrin e tij. Një zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, duke folur për “The Guardian” ka hedhur poshtë raportet.

“Këto janë akuza që kanë qarkulluar për një dekadë dhe së fundi të ricikluara në raportin e Dick Marty-t. Ato janë të bazuara në thashetheme dhe në raporte false të inteligjencës serbe. Kryeministri, gjithsesi ka kërkuar hetime të EULEX-it dhe vazhdimisht ka dhënë përkushtimin e tij për bashkëpunim me autoritetet ligjore, për këto akuza skandaloze”, ka thënë zëdhënësi.

Po e njëjta gazetë ka raportuar e para për raportin e Dick Marty-t që e përshkruante Thaçin si udhëheqës i mafias dhe përgjegjës për trafikim me organe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)