26 Prill 2024

“The Guardian” serish e quan Thaçin, bos i drogës

Londër, 6 qershor - Në faqet e gazetës “The Guardian” vazhdon të shkruhet vetëm keq për Kosovën. Në një shkrim tw gazetarit Ian Birell sërish përmend kryeministrin e Kosovës , për “lidhjet e tij me tregtinë e drogës”.

Në shkrim Birell e quan të humbur luftën e OKB-së ndaj tregtisë së narkotikëve.

“Tregtia është kaq përfituese saqë në shumë shtete bandat e drogës kanë arritur të marrin pushtetin. Kosova ka një kryeministër të lidhur me tregtinë e drogës, dhe të tillë njerëz udhëheqin edhe në Afganistan, Burma, Guiena, Nicaragua dhe Venezuela. Pastaj, ka raste si në Afrikën e Jugut kur shefi i policisë doli të jetë shef i krimit”, thotë Birell në shkrimin e tij.

Birell ka qenë zv/redaktor në gazetën Independent dhe ka shkruar fjalimet e kryeministrit aktual, David Cameron, në fushatën e vitit 2010.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)