24 Prill 2024

Thaçi në ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë

Prishtinë, 30 prill - Me ftesën zyrtare të  shtetit të Vatikanit, një delegacion i lartë shtetëror i Republikës së Kosovës do të marrë pjesë në ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë.

Delegacioni i Republikës së Kosovës kryesohet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqërura nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Delegacioni i Kosovës do të merr pjesë nesër në ceremoninë e lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë.

Kjo është vizita e parë  shtetërore nga institucionet e Kosovës bërë Vatikanit, pas shpalljes së Pavarësisë.

Vatikani ka qenë përherë përkrah popullit të Kosovës dhe Papa Gjon Pali i Dytë ka qenë mik i madh i shqiptarëve dhe i  Nënës Tereze.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)