03 Tetor 2022

Tërmeti sposton Japoninë më në lindje

Tokio, 15 mars - Tërmeti me magnitutë nëntë të shkallës rihter ka spostuar me katër metra drejt lindjes Japoninë, sugjerojnë ekspertët.

Sipas BBC-së, e cila citoi ekspertë të gjeologjisë, të dhënat e tyre dhe pamjet e satelitëve konfirmojnë se ishulli kryesor që përbën Japoninë nuk është më në vendin ku ishte përpara tërmetit.

Sipas doktorit Roger Musson, antar i Institutit Britanik të Gjeologjisë, një ngjarje e tillë është e “zakonshme kur kemi të bëjmë me tërmete të tilla, me përmasa të jashtëzakonshme”.

Si rrjedhojë e tërmetit, boshti i Tokës ka ndryshuar me 16,5 centimetra, duke bërë që planeti të rrotullohet pak më shpejt, ndërsa dita është shkurtuar me 1,8 miliontën e sekondës.

Tërmeti i ndodhur në Japoni është i pesti më i fuqishëm në historinë e njerëzimit, që prej fillimit të përdorimit të aparaturave matëse për lëvizjet e tokës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children për Kosovë, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)