18 Prill 2024

Tërmeti prej 5.8 ballë godet Argjentinën

Buenos Aires, 30 nëntor - Një tërmet me fuqi prej 5.8 ballë që ka goditur Argjentinën shkaktoi rrëshqitje të dheut në viset malore të vendit, gjë e cila shkaktoi panik dhe frikë në mesin e banorëve të atjeshëm.

Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti, epiqendra e të cilit u regjistrua 34 kilometra në lindje të qytetit Humahuaca në provincën Jujuy, ndodhi në mesditë në thellësi prej 10 kilometrave.

Në tërmetin që u ndje edhe në viset jugore të Bolivisë, deri tani nuk janë regjistruar viktima në njerëz.

Megjithatë, rrëshqitjet që ndodhën në malin Penablanca në qytetin Humahuaca shkaktuan frikë dhe panik në mesin e banorëve të vendeve përreth.

Shumë video pamje të rrëshqitjes të dheut dhe reve me pluhur u paraqitën edhe në rrjetet sociale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)