28 Mars 2024

Tërmeti me magnitudë 7.3 godet Japoninë

Tokio, 13 shkurt - Një tërmet i fuqishëm goditi pjesën lindore të Japonisë, duke plagosur dhjetëra njerëz dhe shkaktuar ndërprerje energjie në një pjesë të madhe të vendit. Sipas të dhënave nuk ka njoftime për dëmtime serioze dhe nuk pati paralajmërime për cunam.

Tërmeti me magnitudë 7.3 e kishte epiqendrën pranë brigjeve të prefekturës Fukushima në një thellësi prej 60 kilometrash, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Tërmeti goditi në orën 11 të mbrëmjes, sipas orës lokale dhe shkundi ndërtesat për pak kohë. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë deri në kryeqytetin Tokio, disa qindra kilometra larg.

Mbi 20 njerëz u plagosën, njofton agjencia e lajmeve Kyodo. Sipas burimeve qeveritare rreth 950 mijë shtëpi nuk kanë energji elektrike.

Autoritetet e centraleve bërthamore Fukushima Daiichi dhe Daini nuk kanë njoftuar për probleme nga tërmeti.

Zyrtarët po ashtu thanë se nuk ka ndryshime në nivelin e radiacionit rreth centraleve bërthamore.

Tërmeti godet pranë Fokushimës disa javë para 10 vjetorit të tërmetit të 11 marsit të vitit 2011 që solli shkatërrime në verilindje të Japonisë pas një cumani që shkaktoi krizën bërthamore më të madhe në botë në një çerek shekulli.

Japonia është një nga vendet më aktive në botë për tërmete. Aty ndodhin rreth 20% e tërmeteve të botës me magnitudë 6 ose më shumë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)