28 Mars 2024

Tërmetet në Kongo shkaktojnë çarje toke, shkatërrojnë ndërtesat

Kinshasa, 26 maj - Një tërmet në kufirin e Kongos dhe Ruandës ka shkatërruar disa ndërtesa në qytetin e Goma të martën dhe nxiti frikën se një vullkan aty pranë do të shpërthente përsëri, tri ditë pasi dhjetëra njerëz gjetën vdekjen dhe 17 fshatra u shkatërruan nga llava.

Sipas mediave të huaja, tërmeti 5.3 ballë nga Monitori Sizmik i Ruandës, ishte më i madhi nga mbi 100 dridhje që kanë pasuar shpërthimin të shtunën të vullkanit të Kongos në malin Nyiragongo, një nga më aktivët dhe më të rrezikshmit në botë.

“Disa fëmijë u plagosën kur një ndërtesë u shemb të martën vetëm disa hapa nga zyra e UNICEF në Goma”, ka thënë agjencia e fëmijëve e OKB-së.

Tërmeti duket se shkatërroi disa ndërtesa në qytetin me dy milionë banorë dhe një dëshmitar tha se të paktën tre njerëz u tërhoqën nga rrënojat dhe u dërguan në spital.

Qyteti ka përjetuar 119 dridhje të hënën, por intensiteti ka filluar të ulet, tha Kasereka Mahinda, drejtor shkencor në Observatorin e Vullkaneve.

Tërmetet thuhet se u shkaktuan nga pllakat tektonike që kërkonin të rigjenin ekuilibrin e tyre pas shpërthimit, një fenomen i parë pas shpërthimeve në 2002 dhe 1977.

Rreth 1,000 shtëpi u shkatërruan dhe më shumë se 5,000 njerëz u zhvendosën nga shpërthimi, kanë thënë Kombet e Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)