19 Tetor 2021

Tërmet shumë i fortë në Kaliforni

SHBA, 5 prill - Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë të shkallës Richter ka rënë në Kaliforni, në një zonë mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Lëkundjet, më të fortat të regjistruara në Kaliforni që prej 1969, janë ndjerë në San Diego, Los Angeles, Las Vegas, Phoenix dhe Arizona, qindra kilometër nga epiqendra. CNN ka njoftuar vdekjen e një personi në Meksikali.

Studiuesit thonë është një prej tërmeteve më të fortë që ka goditur rajonin në dekada.

Qendra sizmologjike përgjatë kufirit të Meksikës me Kalifornin raportoi se tërmeti është shoqëruar me të paktën 20 tronditje të vogla. Tërmeti fillestar kishte një thellësi prej 10 kilometra. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)