25 Prill 2024

Tërmet në Serbi, 2 të vdekur

Beograd, 3 nëntor - Një lëkundje e fortë tërmeti është regjistruar në Serbinë Qëndore. Sizmiologët kanë regjistruar një lëkundje rreth orës 1 e 57 minuta.

Tërmet ishte me magnitudë 5,4 sipas shkallë Rihter, pas së cilës u pasua nga disa tërmete të vogla në zgjidhjen e tokës.

Sipas informacioneve të para tërmeti ka shkaktuar të paktën dy viktima dhe dëme materiale në qytetin Kraljvo, ku banojnë 60 mijë banorë.

Ministri i brendshëm Ivica Daçiq, deklaroi se dihet se dy vetë e kanë humbur jetën.

Insntituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara thotë se tërmeti e ka goditur territorin 125 kilometra në jug të kryeqytetit Beograd, sot herët në mëngjes.

Hapësira më së shumti e goditur ishte qyteti i Kralevës, ku raportohet se ndërtesat janë dëmtuar, ndërsa në disa pjesë të qytetit është ndërprerë rryma dhe uji. Janë plasogur së paku 15 njerëz.

Tërmeti ka shkaktuar edhe ndërprerjen e linjës elektrike dhe furnizimin me ujë për disa qytete.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)