29 Mars 2024

Tërmet i fuqishëm në ishujt grekë dhe në Qipro

Athinë, 27 prill - Një tjetër tërmet ka tronditur Greqinë. Mediat vendase shkruajnë se një lëkundje e fortë me magnitudë 5.2 goditi rajonin në jugperëndim të Kythera pak para orës 5 të mëngjesit.

Gjithashtu njoftohet se epiqendra ndodhet 41 kilometra në jugperëndim të Kythera dhe thellësia fokale është vlerësuar në 79 kilometra.

Dridhja është ndjerë në Kalamatë, Atikë dhe madje edhe në Kretë. Duke folur për SKAI 100.3, presidenti i OASP-së, Efthymios Lekkas është shfaqur qetësues.

Ai tha se për shkak të thellësisë së madhe fokale, kjo dridhje e veçantë sizmike nuk përbën shqetësim dhe përjashtoi mundësinë e një tërmeti më të madh. “Nuk do të ketë absolutisht asnjë problem”, tha zoti Lekkas.

Edhe në Qipro mbrëmë është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte në jug të Paphos, ndërsa lëkundjet sizmike janë ndjerë në disa zona të Qipros, ndërsa në Paphos, ka pasur shqetësim dhe frikë tek banorët. Deri më tani nuk ka informacione për dëme apo të lënduar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)