24 Prill 2024

Të enjten dita e parë e Bajramit

Prishtinë, 7 shtator - Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, nëpërmjet një komunikate, ka njoftuar opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e mërkurë, më 8 shtator 2010, ndërsa dita e parë e festës së Bajramit është të enjten, më 9 shtator 2010.

Manifestimi qendror kushtuar festës së Fitër-Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” (Xhamia e madhe) në Prishtinë dhe fillon në ora 5:40 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jenë dy ligjërata tematike kushtuar kësaj feste. Ligjëratën e parë do ta mbajë Ragmi Destani, ndërsa të dytën Adnan Ahmeti.

Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 6:46, të cilit do t’i prijë kryeimami i Kosovës, Sabri ef. Bajgora, ndërsa hytben do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

Me rastin e festës së Bajramit, ditën e parë, më 9 shtator 2010, Myftiu i Kosovës si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës nga ora 9-12, ndërsa në orën 14:00, Myftiu Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, do të vizitojë familjen Jasharaj në Prekaz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)