10 Gusht 2022

Tadiq përgënjeshtron kryesimin e negociatave Beograd- Prishtinë

Beograd, 15 maj - Kabineti i presidentit të Serbisë i ka përgënjeshtruar spekulimet e fundit mbi gjoja negociatat teknike të cilat, sipas shkrimit të disa mediave duhet ti udhëheqin presidenti Boris Tadiq dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Serbisë nuk është pajtuar ti udhëheq negociatat ndërmjet Beogradit e Prishtinës mbi çështjet teknike, thuhët në kabinetin e presidentit Tadiq dhe theksohet se Serbia dëshiron të negociojë mbi statusin e Kosovës.

"Serbia angazhohet edhe për negociata me Prishtinën mbi çështjet teknike, por negociatat e tilla nuk duhet ti kryesojë presidenti i shtetit", thuhet në kabinetin e presidentit serb dhe rikujtojnë se gjithashtu ekzistojnë edhe bisedime mbi zbatimin e Planit gjashtëpikësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)