28 Mars 2024

Tadiç:Tani Kosova do shihet ndryshe nga ndërkombëtarët

Beograd, 20 dhjetor - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka deklaruar se pas publikimit të raportit të Dick Martit, problemi i Kosovës do të shihet nga një prizm tjetër nga ndërkombëtarët.

“Serbia ka pritur me vite para institucioneve ndërkombëtare për një raport të tillë. Kemi apeluar që të gjitha krimet të zbardhen, por këto apele në dekadën e kaluar nuk janë marrë seriozoisht. Tani, është një pamje tjetër dhe për këtë falenderoj Dick Martin”, ka theksuar.

Tadiçi ka vlerësuar se populli serb në vitet e kaluara në opinionin ndërkombëtar është paraqitur si fajtori i vetëm për të gjitha ngjarjet në ish RSFJ-në, por se pas raportit të Martit, një qëndrim i tillë “bie në ujë”.

Ai ka kërkuar hetim gjithëpërfshirës dhe të gjerë, që nënkupton konfirmimin e saktë nëse ka pasur krime të tilla në Kosovë dhe konfirmimi se kush është fajtor.

Ai ka shfaqur shpresën hetimi i gjerë i këtij rasti do të ndriçojë dhe procesin e krijimit siç e ka quajtur të “të ashtuquajturit shtetit të Kosovës”.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse pas raportit ka ndryshuar qëndrimin e tij ndaj kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, Tadiç ka thënë se ai përfaqëson interesat publike të Serbisë dhe nuk sillet në publik sipas simpative personale.

“Shumë herë jam takuar me njerëz me të cilët nuk kemi asgjë të përbashkët. Kjo është puna ime. Edhe mjekët shërojnë njerëz me të cilët nuk i lidh sistemi i njëjtë i vlerave”, ka thënë Tadiç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)