25 Prill 2024

Tadiç reagon ndaj heqjes se antenave ilegale serbe

Beograd, 25 prill - Presidenti serb, Boris Tadiç ka reaguar ndaj aksionit të autoriteteve kosovare për heqjen e antenave të paligjshme të operatorëve telefonikë serbë.

Ai ka thënë se Beogradi do të ndërmarrë aksion ndërkombëtar për rikthimin e shërbimeve të telefonisë në territorin e Kosovës.

“Jam i habitur nga reagimi i EULEX-it, që me qetësi shikon thyerjen e të drejtave të njeriut, sepse EULEX-i është përgjegjës për sigurinë e qytetarëve. Me përfaqësuesit e EULEX-it do të kemi një bisedë shumë të vështirë në këtë temë”, ka thënë Tadiç.

Ai ka deklaruar se Telekomi i Serbisë është në gjendje që brenda shtatë ditësh të rivendosë aparaturën e shkatërruar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)