25 Prill 2024

Tadiç: Qëllimet tona janë BE-ja dhe Kosova

Beograd, 5 janar - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, deklaroi sot se qëllimi më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Serbisë në vitin 2011, është Bashkimi Evropian dhe arritja e statusit të kandidatit për anëtarësim.

Si prioritet të dytë të politikës së jashtme, që “del nga Kushtetua dhe raportet komplekse historike” është Kosova, theksoi Tadiç.

Sipas tij Kosova është çështje e brendshme e Serbisë, por është ndërkombëtarizuar në vitet e 90.

Këto komente presidenti Tadiç i bëri gjatë fjalimit në Konferencën e katërt të ambasadorëve në Beograd, të cilën e ka hapur Vuk Jeremiç, e ku po merr pjesë edhe ministri i jashtëm i Sllovakisë, Mikullash Xhurinda.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)