25 Prill 2024

Tadiç: Krijimi i Shqipërisë së Madhe, realitet politik

Beograd, 20 qershor - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, konsideron se plani për krijimin e Shqipërisë së Madhe është një realitet politik dhe se Serbia duhet të jetë e gatshme për çfarëdo lloj modaliteti, kur është fjala për zgjidhjen e çështjes kosovare.

“Unë jam kundër krijimit të shteteve nacionale të mëdha në Ballkan, sepse kjo gjë është e mbarsur me pasoja të paparashikuara, ndërkohë që Serbia në këto rrethana ka disa zgjidhje, megjithëse dikush në bashkësinë ndërkombëtare vazhdon të jetë në favor të Shqipërisë së Madhe”, vuri në dukje, midis të tjerave, Presidenti Tadiç, në një prononcim në radiotelevizionin e Serbisë.

Ai vazhdpo më tej duke thene se Serbia është në gjendje ta gjejë modalitetin përkatës që interesat e veta t’i realizojë në partneritet me fuqitë e mëdha botërore dhe ta zgjidhë konfliktin në një plan afatgjatë, por se është e nevojshme që të gjendet një zgjidhje, e cila në të ardhmen e Ballkanit të mos shndërrohet përsëri në një fuçi baruti.

“Serbia nuk ka interes që ta lërë mënjanë këtë problem, përkundrazi që ai të zgjidhet dhe të gjendet zgjidhja eventuale”, tha Presidenti serb, duke theksuar më tej se, “në qoftë se ndaj këtyre çështjeve mbajmë qëndrime tradicionale, gjë që do të na bëjë të vazhdojmë të qëndrojmë fort në llogoret tona, atëherë do të jemi përgjegjës para brezave të ardhshëm, sepse po krijojmë mundësinë që konflikti të shpërthejë përsëri”.

Tadiçi, megjithëse deklaroi se nuk do të donte të shprehej për njërën ose zgjidhjen tjetër, vuri në dukje se edhe ajo që thuhet për ndarjen e Kosovës përbën një qëndrim legjitim.

Sidoqoftë, ai menjëherë theksoi se ndryshimi i kufijve është faktor pastabiliteti, por, sipas tij, edhe shpallja e pavarësisë së Kosovës, në mënyrë të njëanshme, gjithashtu përbënte një përpjekje për ndryshimin e kufijve.

Presidenti i Serbisë theksoi se kjo e fundit, sa i përket çështjes së Kosovës, nuk ndjek ndonjë politikë të fshehtë dhe synon që problemi i saj të zgjidhet para hyrjes së Serbisë në BE, sepse ajo është e ndërgjegjshme se askush në BE nuk dëshiron të importojë në këtë të fundit edhe një konflikt tjetër të ngrirë.

“Serbia sot dëshiron të jetë një faktor stabiliteti në rajon e në Europë dhe jo hegjemone, megjithëse disa vende fqinje, për shkak të nevojave të politikës së ditës, synojnë ta paraqesin pikërisht të tillë Serbinë”, vuri në dukje në fund Presidenti i Serbisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)