18 Prill 2024

Tadiç: Kosova jo anëtare e OKB-së pa pëlqimin e Serbisë

Beograd, 15 shkurt - Pa pëlqimin e Serbisë, Kosova kurrë nuk mund të bëhet anëtare e OKB-së, ndërsa entiteti i cili nuk mund të bëhet anëtar i kësaj organizate ndërkombëtare, në esencë, kurrë nuk do të jetë shtet i pavarur- ka thënë presidenti serb Boris Tadiç, në një intervistë dhënë për revistën "Odbrana".

 Vetë ky fakt, ka thënë Tadic, flet se pa Serbinë nuk mund të zgjidhet statusi i ardhshëm i Kosovës. "Strategjia që Serbia të vihet para aktit të kryer me planin e njohjes së përshpejtuar të pavarësisë së Kosovës, nuk po jep rezultate dhe as që do të japë" ka nënvizuar më tej Tadiç.

Ai ka shtuar se Serbia duke iu referuar këtyre arsyeve, e ka shtruar çështjen e Kosovës para institucioneve ndërkombëtare - Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe ka vlerësuar se në fund, duhet të arrihet zgjidhje konstruktive, e qëndrueshme dhe e pranueshme nga të dy palët.

Tadic ka nënvizuar se pas vendimit të GJND, Serbia në mënyrë sovrane do të vendosë se c'hapa juridike diplomatike do të ndërmarrë, por ka përsëritur se Serbia nuk e pranon dhe kurrë nuk do ta pranojë Planin e Ahtisarit.

"Besoj thellë në negociata e dialog dhe në përgjegjësinë tjetër fare politike, në metodat ja dhunë, në proces të qetë e racional. Të gjithë që mendojnë se ekziston mënyrë tjetër, thellë mashtrohen. Pa negociata, dialog dhe kompromis nga të dy palët nuk ka zgjidhje", ka thënë presidenti serb.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)