27 Prill 2024

Tadiç: Jam i gatshëm të takohem me Thaçin

Beograd, 1 nentor - Boris Tadiç shprehet i gatshëm të takohet me Hashim Thaçit në çdo çast, megjithëse sipas tij më e rëndësishme është të zgjidhen problemet, sesa të takohen liderët.

Në një intervistë për të përditshmen beogradase “Blic”, presidenti serb ngre dyshimin se nëse takimi me kryeministrin kosovar do të ishte gjëja më e rëndësishme, apo paraprakisht do të ishte i nevojshëm një dialog mes ekspertëve, të cilët do të duhej që të përgatisnin modelet e zgjidhjes, të pranueshme për të dyja palët.

“Përndryshe, takimi me Thaçin ose me çdolloj përfaqësuesi legal të shqiptarëve të Kosovës për mua nuk përbën asnjë problem, por vetëm një detyrë, sikurse ka ndodhur kjo edhe me rastin e bisedimeve të mëparshme, kur me ta jemi takuar unë dhe Koshtunica”, theksoi Tadiçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)