29 Mars 2024

Suedia me qëndrim më pozitiv ndaj imigrantëve

Stokholm, 25 maj - Suedia ka përvetësuar një qëndrim më pozitiv ndaj imigrantëve dhe refugjatëve. Numri i atyre që mendojnë se ka shumë të huaj në Suedi ka rënë nga 52 për qind më 1993, në 36 për qind më 2009. Kjo rezulton nga një raport i Institutit SOM në Universitetin e Goteborgut.

Në studimin e realizuar në nëntor të vitit të kaluar janë anketuar 9 000 persona. Numri i personave që mendojnë se Suedia duhet të marrë më pak refugjatë ka rënë nga 65 në 46 përqind.

Edhe pranimi i emigrantëve në familje është rritur.  25 për qind e të anketuarve ne vitin 1993 kishin thënë se nuk do të donin të pranonin një emigrant nga një pjesë tjetër e botës në familje. Vitin e kaluar ky numër ra në 12 për qind.

Më së tepërmi qëndrim pozitiv për emigracionin kanë banorët e qyteteve të mëdha, të rinjët dhe femrat. Në mesin e simpatizantëve të partive parlamentare më skeptikë për emigracionin janë kryesisht ata që votojnë për moderatët ndërsa ata që votojnë për partinë ambientiste janë më së paku skeptikë.

Mbështetja nga ana e simpatizuesve të partisë Sverigedemotraterna është e një natyre shumë negative, por përkundër përpjekjeve të mobilizimit në mesin e atyre që kundërshtojnë emigracionin mbetet një nënkultur periferike politike, shkruan Marie Demker në faqen e debatit në gazetën \"Dagens Nyheter\". Marie Demker është profesoresh e shkencave politike në Universitetin e Göteborgut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)