25 Qershor 2022

Suedia aplikon zyrtarisht për anëtarësim në NATO

Stokholm, 17 maj - Suedia ka nënshkruar të martën një kërkesë zyrtare për anëtarësim në NATO, një ditë pasi ka bërë të ditur se do të aplikojë në aleancën 30-anëtarëshe.

Në Finlandën fqinje, ligjvënësit pritet të marrin vendimin e njëjtë më vonë gjatë ditës.

Finlanda ka bërë të ditur të dielën se mëton t’i bashkohet aleancës, duke thënë se pushtimi i Rusisë në Ukrainë - rreth tre muaj më parë - ka ndryshuar situatën e sigurisë në Evropë.

Ndonëse shumica e vendeve anëtare të NATO-s mirëpresin këto dy shtete në aleancë, Turqia mund të komplikojë këtë proces, pasi ka thënë se nuk mund t’i lejojë ato vende të bëhen anëtare sepse beson që kanë strehuar militantë kurdë.

Që një vend të anëtarësohet në NATO, duhet të ekzistojë miratimi i 30 vendeve pjesëmarrëse.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 qershor 2022 - Pishina e vetme e kryeqytetit hapë sezonin veror 2022. (Pishina në hyrje të parkut Gërmia, ora 10:00)

- Komisioni i Shëndetësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës - Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)  

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe komuniteti i biznesit në Komunën e Vitisë organizon konferencë për media lidhur me mosbashkëpunimin e Qeverisë lokale, deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili ka ndikuar në ngecje të projekteve, neglizhencë, e mosadresim të tyre. (Përballë Shtëpisë së Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani" në Viti, ora 12:30)