29 Janar 2022

Studimi: Njeriu po shkatërron Tokën

SHBA, 19 qershor - Dora e njeriut po ndryshon me ritme të shpejta klimën në planetin tonë, duke shkaktuar katastrofa të mëdha natyrore, të ngjashme me ato të kohëve të shkuara si vullkanët apo meteorët.

Këtë e bën të ditur një studim i kërkuesve australianë Ove Hoegh-Guldberg. “Ka prova të dukshme që aktiviteti njerëzor po i shkakton dëme të mëdha Tokës që mund të krahasohen me katastrofat e së shkuarës”, shkruajnë ata në revistën “Science”.

Ata shtojnë se oqeanet kanë absorbuar sasi të mëdha të anhidridit karbonik cka ka bërë që aciditeti i tyre të rritet dhe qarkullimi të ngadalësohet.

Këto ndryshime kanë ndikuar në deformimin e zinxhirit biologjik dhe frekuencën e sëmundjeve. “Ndryshimet e mëtejshme klimaterike do vazhdojnë të kërcënojnë jetën e njerëzve dhe shoqëritë e botës së tretë janë më të kërcënuarat”, shtonjë shkencëtarët.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2022

- Partia Socialdemokrate dhe Grupi Protestojë organiojnë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi behën homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi, te varrezat e dëshmorëve në Ratkoc. (Ratkoc, ora 14:00)

- Në kuadër të flakës së Janarit mbahet festivali i Kënges për fëmijë "Xixat e Flakës". (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 17:00)