29 Mars 2024

Stevanoviç: Dialogu rinis në mes të korrikut

Beograd, 31 maj - Shefi i ekipit negociues serb, Borislav Stefanoviç ka thënë se takimi midis Beogradit dhe Prishtinës do të mbahet në mes të korrikut.

“Do të fokusohemi që para pushimit veror, të mbyllim kapitullin e lirisë së lëvizjes, telekomunikacionit, energjisë elektrike, librave amëz dhe kadastrës. Për formën e pjesëmarrjes së Kosovës në takimet dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare nuk do të diskutohet”, ka thënë Stefanoviç, bën të ditur Telegraf.

Sipas tij, për Serbinë formula e vetme e pranueshme është ajo që saktëson Rezoluta 1244, që do të thotë se përpara përfaqësuesit të Prishtinës që qëndrojë tabela me siglën UNMIK-Kosovo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)