28 Mars 2024

Stefanoviç i kënaqur nga bisedimet me Prishtinën

Beograd, 6 prill - Shefi i ekipit serb në bisedimet me Prishtinën Borko Stefanoviç, është i kënaqur me rrjedhën dhe rezultatin e deritashëm të bisedimeve, dhe shtoi se Beogradi në bisedimet "i përmbahet Kushtetutës të Serbisë dhe rezolutave të kuvendit".

Duke folur në komisionin parlamentar për Kosovën, ai ka thënë se ekipi negociator i Beogradit në asnjë mënyrë nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

"Ne i përmbahemi vetëm Kushtetutës sonë dhe rezolutave të kuvendit që janë miratuar", ka thënë Stefanoviç.

Ai ka vlerësuar se zgjidhja e çështjes së Kosovës do ta zhbllokojë procesin e integrimeve evropiane të Serbisë dhe të Ballkanit Perëndimor, si dhe do të ndihmonte për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon.

Stefanoviç ka thënë se Beogradi do të insistojë që në rend të ditës të bisedimeve të gjenden temat e të zhdukurve, krimeve të luftës dhe mbrojtjes së trashëgimisë fetare serbe në Kosovë.

Sipas fjalëve të tij, " për sa i përket Beogradit, statusi i Kosovës është i zgjidhur", ndërsa në bisedimet vetëm ekipi kosovar flet për statusin.

"Ne në fillim e thamë qartë si e shohim statusin dhe me këtë përcaktimin e statusit e mbyllëm. Duke ua bërë të qartë partnerëve evropianë dhe përfaqësuesve të institucioneve të përkohshme nga Kosova, ne e përkufizuam se Kosova është pjesë e Serbisë", ka thënë Stefanoviç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)