25 Prill 2024

Stefanoviç caktohet kryenegociator serb me Prishtinën

Beograd, 22 janar - Borislav Stefanoviç zyrtarisht është caktuar në krye të ekipit negociator serb në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës.

Kandidatura e Stefanoviçit, i cili kryen detyrën e drejtorit politik në Ministrinë e Jashtme të Serbisë u miratua dje në mbledhjen e Qeverisë serbe.

Ndërkohë, deri tani nuk është publikuar platforma serbe lidhur me negociatat me Prishtinën, por u tha se ajo është gati dhe do të jetë e publikuar për opinionin e gjerë.

Borislav Stefanoviç është i lindur në Novi Sad të Vojvodinës dhe se nga viti 2001 ai ka punuar në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, ndërsa nga viti 2003 zyrtar në cilësinë e zëvendës-ambasadorit në ambasadën serbe në Uashington.

Stefanoviç është bashkëpunëtor dhe shefi i kabinetit të ministrit të jashtëm serb, Vuk Jeremiç. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)