20 Prill 2024

Spanja: S’ndërhyjmë në çështjen e statusit

Madrid, 1 korrik - Për herë të parë dhe në ditën e fundit të mandatit të saj në krye të BE-së, Spanja deklaron se nuk ndërhyn për çështjen e statusit mes Prishtinës dhe Beogradit, por insiston në nevojën për dialog mes tyre.

“Pavarësisht nga njohja apo mosnjohja, Spanja ka inkurajuar serbët dhe kosovarët që të punojnë në cështjet praktike, në mënyrë që të përmirësojnë jetën e njerëzve dhe ky do jetë angazhimi ynë i vazhdueshëm, pavarësisht cështjeve legale dhe cështjes së njohjes”, ka deklaruar ministri i Jashtëm spanjoll, Migel Angel Moratinos.

Ai ka theksuar se, apeli për dialog bëhet vetëm për aspektin praktik, sepse kjo do ndihmonte në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve të rajonit.

Këtë qëndrim Moratinos e dha pas takimit BE-Kroaci, ku u vendos që të hapen dhe 3 kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim.

Kjo shënoi deklaratën e fundit të ministrit spanjoll si kryesues i BE-së, pasi më 1 korrik drejtimi i Unionit kalon në duart e Belgjikës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)