28 Mars 2024

Sot pritet vendimi i BE-së për Liberalizimi i vizave me Shqipërinë

Strasburg, 8 nëntor - Shqipëria merr sot miratimin përfundimtar për heqjen e vizave me Bashkimin Europian në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Brendshëm.

Këshilli i ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian ka nisur mbledhjen në Strasburg për të marrë vendimin përfundimtar për heqjen e vizave për shtetasit e Shqipërisë dhe të Bosnjës.

 Vendimi pritet të merret rreth orës 11:30 minuta të kësaj të hëne, duke i dhënë fund kështu orvatjes së shqiptarëve nëpër dyert e ambasadave

Pas këtij vendimi i cili do të duhet të botohet më së pari në fletoren zyrtare të Bashkimit Europian dhe publikimi i saj hap mundësinë e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në Europë.

Megjithëse vende si Franca dhe Hollanda kanë shfaqur rezerva përsa i përket këtij vendimi, në bazë të rregullave të Bashkimit Europian ato nuk do të mund të pengojnë këtë vendim.

Vendet e Bashkimit Europian të cilat bëjnë pjesë në zonën Shengen kanë marrë siguri nga Komisioni Europian se Brukseli do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në këto vende, që përfitojnë nga heqja e vizave.

Liria me viza do të jetë për 3 muaj, më pas për shtetasit që shkelin rregullat do të ketë penalizime. Lëvizja do të jetë për çdo shtet të zonës Shengen, përveç Britanisë dhe Irlandës.

Komisioni i BE-ja i ka kërkuar Tiranës dhe Sarajevës tua bëjnë të qartë qytetarëve të tyre se udhëtimi pa viza nuk është një biletë për azil ose qëndrimi në BE, pas problemeve që u përball Europa me azil-kërkuesit të Maqedonisë vitin e kaluar.

Pas këtyre kërkesave qeveria shqiptare por edhe ajo e Bosnjes kanë nisur një fushatë sensibilizuese për qytetarët e tyre. Autoritet shqiptare kanë shprehur bindjen se ky vendim nuk do të sjellë azil të shqiptarëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)