08 Gusht 2022

Si pasojë e temperaturave ekstreme të larta në Spanjë vdesin 500 persona

Madrid, 21 korrik - Si pasojë e temperaturave ekstreme të larta të ajrit që janë të pranishme në Spanjë tashmë dhjetë ditë, kanë humbur jetën të paktën 500 persona.

Të dhënat e Agjencisë për Meteorologji të Spanjës (AEMET) tregojnë se nga 9 deri më 18 korrik janë regjistruar temperaturat më të larta të ajrit në këtë vend që nga viti 1975.

Kryeministri Pedro Sanchez tha se si pasojë e temperaturave ekstreme të larta të ajrit kanë vdekur mbi 500 persona.

Në Spanjë temperatura e ajrit kohë pas kohe tejkalon edhe 45 gradë, ndërsa disa mijëra hektarë e sipërfaqes pyjore është shndërruar në hi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2022

 - Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë mban konferencën e Akademikëve të Diasporës. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, objekti A, ora 11:30)

- Grupi Parlmentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit. ora 14:00)

- Fondacioni Lumbardhi hap ekspozitën " Çka nëse historia do të na përkiste neve?" të kuruar nga Kumjana Novakova. (Shtëpia e Shani Efendiut në Prizren, ora 20:00)

- Dokufest dhe Lumbardhi organizojnë koncertin e Hercules & Love Affair. (Kino Bahçe!, ora 20:00)