16 Prill 2024

Shvarcenberg: Kosova s`është kusht për Serbinë

Beograd, 27 tetor - Ministri i jashtëm i Çekisë, Karel Shvarcenberg, tha se Kosova nuk është kusht, që i është vënë Serbisë, në rrugën e saj për në BE, por ka theksuar se duhet të realizohet “bashkëpunim konkret, i shëndoshë”, në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kuadër, ministri çek ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqjen e investimeve, për të cilat është shprehur se “është me rëndësi të krijohet ambient i sigurt”.

Këto komente ai i bëri dje në Beograd, pas takimit me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremic. Kryediplomati serb Jeremic tha se shpreson se njohja e Kosovës kurrë nuk do të jetë e formuluar si kusht për Serbinë, pasi ky do të ishte “një kusht, të cilin Serbia nuk do të mund ta plotësojë”.

Sipas tij, dje në Luksemburg është arritur “vendim i madh dhe i rëndësishëm në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit të plotë në BE”. Ai theksoi se “Çekia dhe Serbia këtë e konsiderojnë sukses të rëndësishëm të përbashkët”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)