26 Prill 2024

Shutanovaç: Jo përkeqësim të sigurisë në Kosovë

Beograd, 3 dhjetor - Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovaç ka deklaruar se nuk pret përkeqësim të situatës në Kosovë me fillimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, për të cilat thotë se patjetër duhet të fillojnë në afat sa më të shkurtër.

Shutanovaç ka thënë se vazhdimisht është në kontakte për përfaqësuesit e NATO-s dhe KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovës.

“Serbia është e gatshme për negociata dhe gjatë kohë bëjmë me dije se Prishtina po tenton t`i anashkalojë këto negociata. Është patjetër që negociatat të fillojnë në afat sa më të shkurtër me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për nevojat elementare të njerëzve që jetojnë në Kosovë, e që më vonë këto negociata do të shkonin në tejkalimin e problemeve të përgjithshme dhe më të mëdha”, ka thënë Shutanovaç në intervistën për gazetën serbe Blic.

Ndërsa raportin e Dick Martyt nuk e sheh si presion ndaj Prishtinës për të filluar dialogun. “Dialogu do të duhet të hapte edhe çështjen se përse nuk janë proceduar ato raste apo persona, që shihet në incizime dhe fotografi që dëshmojnë për krimin e bërë”, ka thënë ministri serb i Mbrojtjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)