10 Gusht 2022

Shqiptarët në Mal të Zi i kërkojnë kryeministrit të ri

Podgoricë, 27 janar - Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi i paraqiti dje kryeministrit të posazgjedhur malezez, Igor Llukshiq, shqetësimin mbi pozitën e të drejtave dhe lirive të pakicës shqiptare në vend.

Ky subjekt kërkoi sigurimin e të gjitha të drejtave të shiptarëve konform standardeve ndërkombëtare.

Në këtë kuadër, kryeministri malezez theksoi se qeveria e tij do të japë kontribut në zhvillimin e demokracisë dhe do të përmbushë kërkesat realisht të identifikuara të pakicave në Mal të Zi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)