29 Mars 2024

Shqiptarët e Maqedonisë përgatiten për protesta masive

Shkup, 20 prill - Rreth 40 shoqata shqiptare në Maqedoni pritet të zyrtarizojnë nesër zhvillimin e një proteste masive kundër proceseve antishqiptare të qeverisë maqedonase.

Këto shoqata organizuan të shtunën këshillin pesëanëtarësh, i cili do të merret me organizimin e protestave kundër diskriminimit shtetëror të shqiptarëve si dhe kundër projekteve të fundit antishqiptare dhe që rrënojnë marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.

Brenda kësaj jave pritet të zbardhet axhenda dhe organizimi i protestave që janë paralajmëruar të jenë masive.

“Në politikën maqedonase është krijuar një gjendje shqetësuese. Proceset gjyqësore ndaj qytetarëve të pafajshëm si dhe diskriminimi i hapur shtetëror paraqesin shqetësime të rrezikshme”, ka theksuar në njoftimin e djeshëm, këshilli i formuar i organizatave shqiptare, duke paralajmëruar edhe mbajtjen e protestës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)