20 Prill 2024

Shqipëria goditet nga dy tërmete brenda pak minutash

Tiranë, 29 tetor - Shqipëria është zgjuar ditën e sotme me disa lëkundje sizmike ku sipas EMSC dy tërmete kanë rënë brenda pak minutash.

Lëkundjet e para u regjistruan me epiqendër në Elbasan me magnitudë 3.3 të shkallës rihter. Thellësia e këtij tërmeti është vetëm dy kilometra.

Ndërsa tërmeti i dytë është shënuar në Bulqizë, në njësinë administrative Shupenzë.

Tërmeti i dyti ka qenë më i fortë se i pari, me magnitutë 4.4 të shkallës rihter, ndërsa thellësia 14 km.

Banorët e Shupenzës në Bulqizë raportuan se kishin ndjerë 4 lëkundje. Ata lanë menjëherë shtëpitë e tyre duke dalë jashtë, të zënë nga paniku.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)