11 Gusht 2022

SHBA vendos një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë

Washington, 29 qershor - Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë që ndalojnë importimin e arit rus, si dhe vënë në shënjestër konglomeratin shtetëror të mbrojtjes ruse “Rostec” dhe banka të shumta, përfshirë Bankën e Moskës, bën të ditur Departamenti i Thesarit.

Një superjaht prej 325 milionë dollarësh i një oligarku të sanksionuar rus, i sekuestruar nga Shtetet e Bashkuara, mbërriti në Gjirin e San Diegos.

Me një gjatësi 106 metra, “Amadea” mbante një flamur amerikan ndërsa lundroi përtej aeroplanmbajtëses “USS Midway”, tashmë jashtë përdorimi, dhe poshtë urës “Coronado”.

Departamenti i Drejtësisë tha se “Amadea” ishte ankoruar pas një udhëtimi 8,047 kilometra nga ana tjetër e Paqësorit, "dhe do të mbetet nën kontrollin e qeverisë amerikane, në pritje procedurave dhe përfundimisht nxjerrjes në shitje”.

Byroja Federale e Hetimeve, FBI, tha se superjahti “Amadea” kishte lidhje me oligarkun rus Suleiman Kerimov. Superjahti u bë objektiv e grupit të punës “Task Force KleptoCapture”, një përpjekje e nisur në muajin mars për të kapur pasuritë e oligarkëve rusë me qëllim ushtrimin e trysnisë ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara thonë se oligarku Kerimov e bleu anijen fshehurazi vitin e kaluar përmes kompanive të ndryshme në vende që quhen parasja fiskale.

Shtetet e Bashkuara fituan një betejë ligjore në Fixhi për të marrë superjahtin që lundronte nën flamurin e ishujve Kajman në fillim të këtij muaji. “Amadea” bëri një ndalesë në portin e Honolulusë gjatë udhëtimit drejt Amerikës kontinentale.

“Kapja dhe transporti i suksesshëm i jahtit ‘Amadea’ nuk do të ishte i mundur pa një bashkëpunim të jashtëzakonshëm të partnerëve tanë të huaj në përpjekjet botërore për të zbatuar sanksionet amerikane të vendosura në përgjigje të luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë në Ukrainë”, tha Departamenti i Drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)