19 Prill 2024

SHBA: statusi i Kosovës dhe kufijtë janë zgjidhur

New York, 18 maj -  Në takimin e mbrëmshëm në New York, vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit, shqyrtuan raportin e fundit tremujor mbi Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon.

Varësisht nga qëndrimet e tyre mbi pavarësinë e Kosovës, u vlerësuan zhvillimet në nota pozitive ose jo edhe aq pozitive, ndërkohë që e mbështetën një dialog midis palëve.

Kosova nuk do të pranojë negociata të reja për status, tha ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Nuk do të ketë negociata të reja për statusin e Kosovës, pasi kjo çështje ka përfunduar”, tha ministri Hyseni në seancën e Këshillit të Sigurimit.

Më tutje, ai theksoi se “nuk do të ketë biseda për ndarjen e Kosovës". "Kjo nuk do të ndodhë kurrë”, tha Hyseni dhe shtoi se “çdoherë mund të ketë biseda dhe diskutime ndërmjet shteteve fqinje”.

Këto qëndrime të ministrit Hyseni i mbështeti zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Brooke Anderson, duke thënë se “pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme” dhe se “ndarja nuk është e pranueshme”.

“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Ndarja është e papranueshme dhe statusi dhe kufijtë e Kosovës tashmë janë vendosur,” tha prerazi ambasadorja amerikane, Brooke Anderson, duke ritheksuar angazhimin e SHBA për integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit në Evropë dhe institucionet evro-atlantike. Ngjashëm u deklarua edhe ambasadori Britanisë së Madhe, Sir Mark Lyall Grant,

I cili tha se ‘Mbretëria e Bashkuar mbështet pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës dhe integriteti territorial i saj është I patundur.’ “Kosova tanimë e ka vërtetuar qëndrueshmërinë e vetë si një shtet i pavarur më një mbështetje të BE-së për perspektivë evropiane,” tha ambasadori britanik duke paraqitur qëndrimet e qeverisë së re konservatore.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, theksoi se Qeveria e Serbisë kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, vendimi i ardhshëm i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, do të krijojë një “mundësi të paprecedent” për kompromis ndërmjet serbëve e shqiptarëve.

Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zanier, në këtë mbledhje deklaroi se situata e përgjithshme në Kosovë është edhe më tutje stabile, por mbetet potencialisht e ndjeshme.

“Mungesa e pajtimit ndërmjet bashkësive edhe më tutje është sfidë, e cila është përforcfuar me vështirësitë ekonomike”, tha ai.

Sipas tij, “me ndihmën e UNMIK-ut, Beogradi dhe Prishtina vazhdojnë të kenë kontakte lidhur me personat e pagjetur dhe çështjet fetare”.

Zanier tha se UNMIK-u edhe më tutje luan rol neutral ndaj statusit të Kosovës dhe mban kontakte me Serbinë dhe Kosovën.

Rusia dhe Kina, bashkë edhe Brazilin e Meksikën vazhdojnë ta konsiderojnë cështjen e Kosovës të pazgjidhur duke folur për negociata shtesë midis Prishtinës dhe Beogradit.

Edhe kësaj radhe mënyra si i adresoheshin ministrit të jashtëm Hyseni, me emër e mbiemër, apo me titullin minister përpara, rrjedhimisht paralajmëronte kahet fjalës së mëtejme të vendeve anëtare të Këshillit ë Sigurimit në debatin mbi raportin dhe zhvillimet në Kosovë mtbrëmë në New York

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)