25 Prill 2024

SHBA shpall përfundimin e tërheqjes nga Afganistani

Kabul, 31 gusht - Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të hënën përfundimin e përpjekjeve për të tërhequr të gjitha forcat e saj nga Afganistani, duke i dhënë fund luftës më të gjatë në historinë amerikane.

Major Gjeneral Chris Donahue është ushtari i fundit amerikan që është larguar nga Kabuli, duke i dhënë fund prezencës amerikane në Afganistan. Fotoja e tij është shpërndarë nga llogaritë zyrtare të shtetit amerikan.

Gjenerali Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së konfirmoi përfundimin e tërheqjes dhe përpjekjeve ushtarake për të evakuuar amerikanët dhe afganët në rrezik nga vendi i shkatërruar nga lufta.

"Ndërsa evakuimi ushtarak përfundoi, misioni diplomatik për të siguruar shtetasit e tjerë amerikanë dhe afganët e kualifikuar që duan të largohen vazhdon", u tha ai gazetarëve.

"Tërheqja e sotme nënkupton fundin e komponentit ushtarak të evakuimit, por edhe fundin e misionit gati 20-vjeçar që filloi menjëherë pas 11 shtatorit 2001", theksoi McKenzie.

Ai shpjegoi se gjatë misionit, më shumë se 2.460 ushtarë dhe civilë amerikanë u vranë, dhe më shumë se 20.000 prej tyre u plagosën, përfshirë 13 ushtarë të cilët u vranë në sulmin e fundit nga sulmuesit vetëvrasës të ISIS-K pranë aeroportit në Kabul.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)