24 Prill 2024

SHBA, qëllohet kongresmenja demokrate Giffords

Arizona, 9 janar - Kongresmenia amerikane Gabrielle Giffords, është qëlluar me armë zjarri nga një person në Tucson, in Arizona. Ajo është goditur në kokë gjatë një shkëmbimi zjarri.

Lajmet për gjendjen shëndetësore të parlamentares demokrate, 40 vjeçe, janë kontradiktore. Fillimisht u fol se ajo kishte humbur jetën dhe më pas u raportua se është në gjendje të rëndë në spital.

Gjashtë persona të tjerë, që janë goditur gjatë shkëmbimit të zjarrit, kanë vdekur pak më pas.

Në vendngjarje kanë mbetur të plagosur edhe 12 persona të tjerë.

Autori i ngjarjes, një i ri rreth 20 vjeç, është arrestuar.

Giffords, bashkëshortja e astronautit Mark E. Kelly, një mbështetëse e ligjit mbi abortin dhe kundër tregtisë së armëve, ishte në mandatin e saj të tretë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)