19 Prill 2024

SHBA përshpejton dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore NASAMS në Ukrainë

Washington, 11 tetor - Shtetet e Bashkuara po përshpejtojnë dërgimin e sistemeve të sofistikuara të mbrojtjes ajrore NASAMS në Ukrainë, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, pas breshërisë së goditjeve me raketa nga Rusia në dy ditët e fundit.

Presidenti amerikan Joe Biden i premtoi Presidentit të Ukrainës Volodomyr Zelenskiy në një telefonatë të hënën se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin mbrojtjen ajrore të vendit të tij, ndërsa ukrainasit qëndronin në strehime për t’u mbrojtur nga sulmet në Kiev.

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar deri më tani dërgimin në Ukrainë të tetë sistemeve të avancuara kombëtare të raketave tokë-ajër (NASAMS).

 Dy pritet të dorëzohen së shpejti dhe gjashtë të tjera në një periudhë më të gjatë kohore.

“Mendojmë se dy të parët do t’i çojmë atje në të ardhmen shumë të afërt," tha zoti Kirby gjatë një konference për gazetarët. "Natyrisht jemi të interesuar të përshpejtojmë dërgimin e sistemeve NASAMS në Ukrainë sa më shpejt që të mundemi."

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar më shumë se 16.8 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë që kur Rusia filloi agresionin ndaj Ukrainës më 24 shkurt dhe kanë vendosur një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Moskës për veprimet e saj në Ukrainë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)